Ndihmesë për Sinjalizuesit

Ne jemi këtu për t’iu ndihmuar − me këshillim dhe mbështetje profesionale

Raportimi i informacionit mbi një keqbëërje ose akt korrupsioni është një vendim me shumë opsione dhe faktorë që duhen mbajtur parasysh. Ne mund të ndihmojmë nëse jeni duke raportuar një akt të tillë, ose mendoni për ta bërë këtë në të ardhmen. Ne ju rekomandojme që të na kontaktoni ne përpara se të kontaktoni punëdhënësin, mediat, ose ndonje agjensi apo autoritet shtetëror.

Koalicioni i Europës Juglindor për Mbrojtjen e Sinjalizueseve (KEJMS) ka një rrjet aktivistësh, gazetarësh, dhe këshilltarësh ligjorë që mund t’ju këshillojnë për mënyrën më të mirë për të raportuar një keqbërje apo akt korruptiv. 

Ne do të mbrojmë indentitetin tuaj dhe do t’ju ndihmojmë të mbroheni nga hakmarrja. Ne do ta trajtojmë çështjen tuaj me nivelin më të lartë të vëmendjes, profesionalizmit, durimit dhe maturisë.

Mark Worth, bashkë-koordinatori i KEJMS, ka ndihmuar sinjalizues dhe ka hetuar çështje korrupsioni për më shumë se 30 vjet. Përveç kësaj ai është themeluesi i Whistleblowing International dhe i Qendrës Europiane për të Drejtat e Sinjalizueseve. Mark është gjithmonë i disponueshëm për të ndihmuar me çdo çështje, shqetësim, ose pyetje.

Na kontaktoni në çdo kohë:
Mark Worth
(+49) 176 630 94993
Berlin, Gjermani
mark.worth@see-wb.org
Facebook  /  LinkedIn

Kini parasysh sa më poshtë:

Mos dërgoni informacion të klasifikuar ose informacion sensitiv në komunikimet tuaja të para. Ne do t’ju krijojmë një rrjet të sigurt komunikimi pas kontaktit tuaj të parë, për të komunikuar më pas në mënyrë të kriptuar. Kërkoni çelsin tonë publik të kriptimit në PGP. 

Na kontaktoni:

    Koalicioni i Europës Juglindor për Mbrojtjen e Sinjalizueseve është një organizatë jo fitimprurëse i angazhuar për mbështetjen e sinjalizueseve, hetimin e sinjalizimeve, dhe forcimin e të drejtave të ligjshme për sinjalizusit. Koalicioni përbëhet prej me shumë se 40 OJF dhe 17 grupe nga vendet e Europës Lindore dhe Juglindore. 

    FOLLOW US ON FACEBOOK

    Facebook Pagelike Widget
    All Rights Reserved